Trump e prish traditën 150 vjeçare, nuk do të marre pjesë në inaugurimin e Biden-it

Presidenti në ikje i ShBA-ve sot deklaroi se nuk do të marre pjesë në inaugurimin e presidentit të ardhshëm, Joe Biden. Kështu, ky i fundit e ka prishur traditën 150 vjeçare ku ish presidentët dorëzojnë detyrën e tyre presidentit të ardhshëm, shkruan Portalb.mk.

Këto deklarata të Trump erdhën menjëherë pasi ai premtoi për një tranzicion paqësor të pushtetit. Disa burime të afërta me Shtëpinë e Bardhë thonë se zoti Trump do të largohet nga Uashingtoni me datë 19 janar, pikërisht një ditë para inaugurimit të Joe Biden.

Sipas të gjitha gjasave, Trump do të shkoje në shtëpinë e tij të pushimit në Florida.

Këtë e konfirmoi vetë presidenti Trump në rrjetin social, “Twitter”.

“Për të gjithë ata që kanë kërkuar të dinë, unë nuk do të marr pjesë në inaugurim më 20 Janar.”

Ndryshe, vendimi i Presidentit Trump shënon një shkëputje nga tradita amerikane, sipas të cilës presidenti që largohet merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri.

Ndryshe, mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës së mërkurë, teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit përpiqeshin të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.

Nënpresidenti i SHBA Mike Pence ka dënuar dhunën në Twitter

Joe Biden është fitues u zgjedhjeve me 306 vota elektorale kundrejt presidentit Donald Trump që mori 232.

Bideni do të inaugurohet më 20 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button