Në acid do t’ju shkrij, nuk e dini me kë keni punë, kështu kërcënoi qytetari, Policia po heton rastin

Në një autobus të transportit publik në Shkup, shihet në një video, dy qytetarë kërcënojnë bashkudhëtarët tjerë, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me rastin, kërcënimet dhe sjelljen e qytetarëve, 360 shkallë raportoi se Ministria e Punëve të Brendshme është duke e hulumtuar rastin. Policia ka raportuar se janë në dijeni të rastit përmes videos, por informata tjera në lidhje me rastin nuk kanë.

“Mos zonjë, do të dërgoj në acid, do të shkrij, nuk e dini me kë ke punë”, dëgjohet një pjesë e kërcënimeve që ndodhin në transportin publik.

Raportohet se incidenti filloi në momentin kur udhëtarët kanë kërkuar nga dy qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button