ASH-AAA: Qytetarët detyrohen të paguajnë shuma të larta për varrimin e pacientëve që ndërrojnë jetë nga Covid-19

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, nëpërmjet një komunikate kanë reaguar ndaj shumës së lartë që sipas tyre, paguajnë familjarët e pacientëve që ndërrojnë jetë nga korona virusi, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje. Sipas informatave që i kemi, kompani të ndryshme funeralesh e kanë keqpërdorur situatën dhe për shërbimet e tyre kanë kërkuar nga minumum  25.000 deri në 120.000 denarë, çmim ky i lartë, sepse ka pasur nevojë për një qese të veçantë PVC, në të cilën është mbështjellë trupi i të ndjerit, si dhe një arkivol prej kallaji, duke u bazuar,sipas tyre në një  protokol inekzistent, i cili sipas Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor NUK EKZISTON FARE”, thuhet në reagim.

Ata më tej kanë parashtruar pyetje se pse Ministria e Shëndetësisë ka lejuar një gjë të tillë dhe kanë bërë thirrje që kjo menjëherë të ndërpritet.

“Pse Ministria e Shëndetësisë nëntë muaj ka lejuar një gjë të tillë, kur e ka ditur që nuk ka protokoll të tillë dhe ka lejuar plaçkitjen e qytetarëve?! Në çfarë llogarie janë paguar parat nga ana e qytetarëve, për qesen PVC dhe Arkivolin me trupin e të ndjerit nga KOVID 19?! Cilat janë kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, për plaçkitjen e qytetarëve?! Kërkojmë të ndërpritet urgjentisht ky mallverzim dhe vjedhje klasike nga qeveria dhe e njëjta të hartoj protokoll për varrimin e të vdekurve nga COVID 19. Propozojmë që familjet e dëmtuara, shumica raste sociale, menjëherë të dëmshpërblehen, që t’u kthehen paratë e vjedhura dhe kjo kategori e qytetarëve të përfshihet në pakon e pestë (5-të) të Qeverisë”, kanë reaguar nga ky koalicion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button