Kosovë, shkoi në afro 53 mijë numri i rasteve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 1.363 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 309 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 52.943.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.417 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa deri më tani janë testuar gjithsej 192.296 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 601 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button