ShBA, 52 të arrestuar pas sulmeve në Kongresin amerikan

Katër persona vdiqën dhe 52 u arrestuan, informoi shefi i policisë së Uashingtonit, pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA-së të mërkurën, në tentim për të ndaluar Kongresin të certifikojë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, shkruan Reuters, njofton Portalb.mk.

Në një konferencë për shtyp natën vonë, shefi i Departamentit të Policisë Metropolitane Robert J. Contee tha se 47 nga 52 arrestimet e deritanishme kishin të bënin me shkeljen e orës policore të vendosur nga kryebashkiaku Muriel Bowser, 26 nga ata janë arrestuar në bazat e Kapitolit të ShBA-së.

Disa të tjerë u arrestuan nën akuzën për mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje ose të ndaluara.

Contee nuk pranoi të identifikonte gruan, të cilën e qëlloi dhe vrau një oficer i policisë së Kapitollit, duke thënë se njoftimi filimisht i duhet dhënë të afërmve.

Tre persona të tjerë vdiqën gjithashtu të mërkurën gjatë urgjencës mjekësore, shtoi ai, dhe 14 zyrtarë policor u plagosën – dy prej të cilëve u hospitalizuan.

Nuk ishte e qartë nëse agjencitë e tjera federale ose lokale të policisë, përfshirë policinë e Kapitolit, kishin bërë arrestime shtesë.

Përderisa numri i personave të arrestuar pritet të rritet, numri fillestar bie në krahasim me më shumë se 300 persona që u arrestuan nga policia pas protestave të 1 qershorit në lidhje me vrasjen nga një polic të afro-amerikanit George Floyd.

Në atë incident, policia dhe agjentët federalë shkopinjë-përdorues qëlluan me bombola tymi, granata shurdhuese dhe plumba gome për të larguar protestuesit nga Shtëpia e Bardhë, duke i mundësuar Presidentit Donald Trump të ecte nëpër Parkun Lafayette.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button