Twitteri zhbllokoi llogarinë e Trumpit, por nëse nuk i respekton rregullat e rrjetit mund t’ia mbyllë përgjithmonë

Twitteri ka zhbllokuar llogarinë e presidentit Donald Trump, por e paralajmëroi se nëse në të ardhmen nuk respektohen rregullat e rrjetit social Twitter mund t’ia bllokohejë përgjithmonë, shkruan BBC, njofton Portalb.mk.

Derisa protestuesit u futën në ndërtesën e Kongresit duke u përleshur me forcat e rendit, Trump postoi një numër të postimeve në Twitter për të përgëzuar protestuesit. Twitter më pas njoftoi se do të marrë masa të paprecedent ndaj llogarisë së presidentit.

Në një mesazh në rrjetin social për protestuesit ai tha “Ju dua” para se t’iu thoshte të shkonin në shtëpi. Trump përsëriti gjithashtu pretendime të rreme në lidhje me mashtrimet zgjedhore.

Twitter tha se kërkohej heqja e tre twitteve për “shkelje të ashpra të politikës sonë të Integritetit qytetar”.

Kompania tha se llogaria e presidentit do të mbetej e mbyllur për të mirën e të gjithëve nëse twittet e postuara nuk hiqeshin. Por nëse vazhdohet me “shkeljet e ardhshme të rregullave të Twitterit … do të rezultojnë në mbyllje të përhershme të llogarisë @realDonaldTrump”.

Në ora 19:02 me kohë lokale u njoftua se do të bllokohet llogaria për 12 orë, si dhe u paralajmërua se në rast të ndonjë shkelje tjetër do të bllokohet llogaria përhershëm.

Bllokimi 12 orësh ka përfunduar, që nënkupton se Trumpi mund të postojë sërish. Por, ai ende nuk ka postuar në Twitter.

Presidenti Trup njihet për mospërfillje ndaj udhëzimeve të Twitterit.

Ndërkohë, Facebook bllokoi Trumpin për 24 orë. YouTube gjithashtu hoqi videon.

Facebook deklaroi se : “E hoqëm atë pasi besojmë se ajo kontribuon, në vend që të zvogëlojë rrezikun e dhunës së vazhdueshme”.

Ndryshe, mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës së mërkurë teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit përpiqeshin të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.

Nënpresidenti i SHBA Mike Pence ka dënuar dhunën në Twitter

Joe Biden është fitues u zgjedhjeve me 306 vota elektorale kundrejt presidentit Donald Trump që mori 232.

Bideni do të inaugurohet më 20 janar.

LEXO: U certifikua Joe Biden si president i ardhshëm i ShBA-së, katër persona të vrarë nga trazirat në Kongres (GALERI)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button