Krishterët ortodoks festojnë Krishtlindjet

Të krishterët ortodoks në vend sot festojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen. Liturgjitë e Krishtlindjeve mbahen në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Festa qendrore mbahet në Katedralen “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup, ku kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefani mbajnë liturgjinë për Shën Vasilin e Madh.

Me këtë rast, z.z Stefani, së bashku me sinodin e shenjtë të ipeshkvijve të Kishës Ortodokse të Maqedonisë-kryepeshkopi e Ohrit, u dërgoi mesazh Krishtlindjesh priftërinjve, murgjve dhe gjithë besimtarëve, duke i uruar paqe dhe bekim nga Zoti.

Klerikët gjithashtu dërguan mesazhe mirënjohje për profesionistët e shëndetit dhe shpresojnë që këtë vit të mundim sëmundjen tinëzare.

“Kjo gjendje, të cilën e përjeton e gjithë bota, me pandeminë, na ka vërtetuar se sa i pafuqishëm është njeriu, përkundër gjithë vetëbesimit të tij dhe përkundër të gjitha arritjeve dhe njohurive të tij. Popujt përsëri po përballen me vuajtje të mëdha dhe vdekje të rritura. Por pandemia më e tmerrshme në ditët e some është se njerëzit kanë harruar ta duan Zotin dhe t’i duan të afërmit e tyre. Kurse pendimi dhe përmirësimi janë ilaçi më i mirë kundër të gjitha sëmundjeve të trupit dhe shpirtit”, tha z.z Stefan.

Festa e Krishtlindjeve është festë e krishtere dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button