FILLIMVITI ME XHUMEN

Lindita Kadriu
Lindita Kadriu

…pasi dëgjova recitimin e poezisë Kristal të Kadaresë në Observer, i shkrova:

 

On Jan 1, 2021, at 10:05 PM, Lindita Kadriu <[email protected]> wrote to Xhumazije Rizvani:

 

Kristalisht e qartë që ti je recituese e rrallë

kuku, si e ke qajt Kristalin, rrënqethshëm bukur, subtil recitimi, i ngrohtë dhe femëror

të lumtë mjeshtre

kam dëgjuar se je mjeshtre edhe e kuzhinës, por unë tashmë vendosa të shkoj nesër në Te për një takim, e pa axhele do vijmë me Vjollcën në petë misri kur të merreni vesh të dyja

interesohu të lutem edhe për një gjë

ne mund të bëhemi komshi

një banesë të vogël aty afër jush, që i bie në lagjen e prindërve të mi, që jepet me qera

jo, nuk është plan i Vitit të ri që filloj ta realizoj që nga 1 janari

s’e festoj festën, nuk bëj plane as kam dëshira, si me thënë, vjetore

ka kohë që e mendoj pavaresimin nga prindërit

dua të jetoj me djalin në Shk, por as mos shkëputem nga Tetova ku banesën e kam vetëm tre minuta ecje deri në Shend e verë, klubi i qytetit që me bën të kem shpresa për ardhmërinë shqiptare, asnjë fjalë e tepërt

Ky fakt plus dashnia më mbajnë të ngujuar në vendlindje, por Kreshniku do ishte adaptuar ndoshta në Shkup ashtu si u adaptua në Tetovë. E meta e vetme është që djalin tim nuk e bind dot të rrijë me gjatë me mua këtu.

tash ni cigare në ballkon, e para gjumit të hy në vaskë të nxehtë se me dhemb shpina nga shkrimi në laptop

jam kënaq Xhume këto ditë duke shkruar

nuk ka ma uzhivanci

ama Ty këto gjëra nuk duhet të të sqarohen

(p.s pas mesazhit:

qysh një orë para me të tregu për petën??

ama vërtet tejshkuar profesionisteje qenke ti Xhume

usta i thonë kësaj, nuk di gjininë femërore të fjalës

gjithnjë e më shumë e kam të qartë përse je shoqja më e ngushtë e V).

au, jam koçit krejt kah shpina, hajde çat cigaren në ballkon dhe ta ndez bojlerin me rrymën e lirë

E dashur Lindita,

Falemnderit për fjalët e mira, të pakursyera e për të cilat njerëzit shpesh kanë nevojë.

Sa për banesë, do të interesohem. Të shoh se mos dikush ka nxjerr ndonjë shpallje

Sipas mendimit tim, jeto më mirë në Tetovë, pavarësohuni të dy me BarletinJ

Distanca të bën t’i shohësh gjërat më qartë, qoftë kjo dhe një copë mish nga trupi yt, që të dhemb kur shkëputet, ama duhet patjetër.

Për petën, ju thash, një orë më herët më thoni dhe maestro Xhumja me magjitë e saja aktivizohet 🙂

Të përqafoj!

Sent from my iPhone

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button