U certifikua Joe Biden si president i ardhshëm i ShBA-së, katër persona të vrarë nga trazirat në Kongres (GALERI)

Kongresi amerikan certifikoi rezultatet e Kolegjit Elektoral për fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas dhunës së të mërkurës në Kapitol nga mbështetësit e Trumpit, të cilët tentuan të prishin numërimin përfundimtar të zgjedhjeve, me një lloj forme të dhunshme që ka tronditur thelbin e demokracisë amerikane, njofton Portalb.mk.

Presidenti Trump, i cili, sipas mediave amerikane, kaloi muaj të tërë duke nxitur zemërimin e mbështetësve të tij me pretendime të rreme se zgjedhjet ishin vjedhur dhe refuzoi të dënojë protestuesit e dhunshëm të mërkurën.

Trumpi pranoi humbjen, rrjetet sociale bllokuan llogaritë e tij

Donald Trump
Donald Trump

Presidenti Donald Trump mëngjesin e së enjtes tha se do të respektonte rezultatet e zgjedhjeve.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më nxjerrin jashtë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 janar”, tha ai në një deklaratë.

Komentet e Trumpit erdhën pak çaste pasi u certifikua fitorja e Bidenit pak para orës 4 të mëngjesit nga një seancë e përbashkët e Kongresit e kryesuar nga Zëvendës Presidenti Mike Pence.

Ndërkohë, Twitteri dhe Facebooku, bllokuan llogaritë e Trumpit, pasi në Twitter postoi për mbështetësit që sulmuan Kapitolin e ShBA-së.

Në një mesazh në rrjetin social për protestuesit ai tha “Ju dua” para se t’iu thoshte të shkonin në shtëpi. Ai përsëriti gjithashtu pretendime të rreme në lidhje me mashtrimet zgjedhore.

Twitter tha se kërkohej heqja e tre twitteve për “shkelje të ashpra të politikës sonë të Integritetit qytetar”.

Kompania tha se llogaria e presidentit do të mbetej e mbyllur për të mirën e të gjithëve nëse twittet e postuara nuk hiqeshin. Por nëse vazhdohe me “shkeljet e ardhshme të rregullave të Twitterit … do të rezultojnë në mbyllje të përhershme të llogarisë @realDonaldTrump”. Presidenti Trup njihet për mosërfillje ndaj udhëzimeve të Twitterit.

Ndërkohë, Facebook bllokoi Trumpin për 24 orë. YouTube gjithashtu hoqi videon.

Facebook deklaroise : “E hoqëm atë pasi besojmë se ajo kontribuon, në vend që të zvogëlojë rrezikun e dhunës së vazhdueshme”.

Dhuna e Kongresit u dënua edhe nga ish-presidentët

Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuan presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.

Foto: Twitter
Foto: Twitter

“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”, tha nënpresidenti Mike Pence.

Ndërkohë edhe katër ish-presidentët e gjallë – Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter, kanë bërë kritika ndaj protestuesve që detyruan një evakuim të Kongresit në SHBA.

Obama u shpreh se “Historia me të drejtë do të kujtojë dhunën e sotme në Capitol, të nxitur nga një president i cili ka vazhduar të gënjejë pabazë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme, si një moment i çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë.

Ndërsa George Bush, u shpreh i tmerruar “nga sjellja e pamatur e disa liderëve politikë që nga zgjedhjet dhe nga mungesa e respektit të treguar sot për institucionet tona, traditat tona dhe zbatimin e ligjit tonë. Sulmi i dhunshëm ndaj Capitol – dhe prishja e takimit të Kongresit – u ndërmor nga njerëz, pasionet e të cilëve janë ndezur nga gënjeshtra dhe shpresa të rreme”.

Nga ana tjetër Bill Clinton, deklaroi se ky sulm u ndez nga më shumë se katër vjet politikë helmuese duke përhapur dezinformata të qëllimshme, “duke mbjellë mosbesim në sistemin tonë dhe duke vendosur amerikanët kundër njëri-tjetrit. Ai u ndez nga Donald Trump dhe krijuesit e tij më të flaktë, përfshirë shumë në Kongres, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve që ai humbi”.

Kurse Jimmy Carter, gjithashtu një demokrat, tha se ai dhe ish-zonja e parë Rosalynn Carter ishin “të shqetësuar” nga ngjarjet e fundit.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel u spreh se Presidenti në largim i SHBA-së Donald Trump krijoi një atmosferë që bëri të mundur sulmin ndaj Kapitolit të SHBA.

“Më vjen shumë keq që Presidenti Trump nuk e ka pranuar humbjen e tij që nga nëntori, madje as edhe dje”.

Akuza për nxitje të dhunës nga Presidenti Trump

Foto: Twitter
Foto: Twitter

Nuk kishte asnjë paralelizëm në historinë moderne amerikane, me kryengritësit që vepronin në emër të presidentit duke vandalizuar zyrën e Kryetarit Nancy Pelosi, duke thyer dritare, duke grabitur artin dhe duke marrë për pak kohë kontrollin e dhomës së Senatit.

Të mërkurën në mbrëmje, Bideni, u bëri thirrje protestuesve të braktisin atë që përbënte okupim të armatosur të Dhomës dhe Senatit. Presidenti i zgjedhur akuzoi Trumpin për refuzim të pranimit me mirësjellje humbjen dhe deklaroi që presidenti ishte fajtor për dhunën.

“Në rastin më të mirë, fjalët e një presidenti mund të frymëzojnë”, tha Biden. “Në rastin më të keq të tyre, ata mund të nxisin”.

Kreu i Republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se “ne do të kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë.”

Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer gjithashtu hodhi përgjegjësinë mbi presidentin Trump.

Bilanci i dhunës, katër të vdekur, 52 të arrestuar

Policia e Uashingtonit informoi se katër persona janë vrarë gjatë sulmit. Përveç gruas që u qëllua për vdekje në ndërtesën e Kongresit, policia tha se tre të tjerët vdiqën nga “urgjencat mjekësore”.

Deri më tani, 52 persona janë arrestuar, 47 prej tyre për shkelje të orës policore.

Ndryshe, mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës së mërkurë teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit përpiqeshi të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.

Nënpresidenti i SHBA Mike Pence ka dënuar dhunën në Twitter

Joe Biden është fitues u zgjedhjeve me 306 vota elektorale kundrejt presidentit Donald Trump që mori 232.

Bideni do të inaugurohet më 20 janar.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button