Ligjvënësit demokratë i bëjnë thirrje nënpresidentit Pence që të shkarkojë Trump-in

Kongresisti demokrat Ted Lieu nga Kalifornia i kërkoi nënpresidentit Mike Pence të thirret në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA-së për të shkarkuar presidentin Donald Trump për shkak të protestave, transmeton Anadolu Agency (AA).

“I dashur nënpresidenti Mike Pence, ju duhet të aktivizoni Amendamentin e 25-të. Donald Trump është shkëputur nga realiteti”, shkroi ai në Twitter.

Thirrja e tij erdhi pas dhunës në kryeqytetin amerikan, pasi mbështetësit e Trump-it sulmuan ndërtesën e Kongresit.

Sipas Amendamentit, në rast të largimit të presidentit nga detyra, vdekjes ose dorëheqjes së tij, nënpresidenti duhet të bëhet president.

Presidenti mund të shkarkohet nëse nënpresidenti dhe shumica e kabinetit përcaktojnë se ai “nuk është në gjendje të kryejë kompetencat dhe detyrat” e zyrës.

Përpos kësaj, anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Ilhan Omar, tha se Trump duhet të shkarkohet nga detyra dhe se ajo do të fillojë procedurat drejt këtij qëllimi.

“Jam duke hartuar Artikullin e Impiçmentit. Dhoma e Përfaqësuesve duhet të votojë impiçmentin e Donald Trump-it dhe ai të shkarkohet nga detyra nga Senati i SHBA-së. Ne nuk mund të lejojmë që ai të mbetet në detyrë, është çështje e ruajtjes së Republikës sonë dhe ne kemi nevojë për të përmbushur betimin tonë”, shkroi Omar në Twitter.

Mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit u përpoqën të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.

Sipas raportimeve, një grua është vrarë, ndërsa shumë zyrtarë të policisë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button