Vjosa Osmani: Zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt

Pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte paralajmëruar se menjëherë sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese do të merret vendimi për datën e  zgjedhjeve. Pak më parë ajo bëri të ditur se zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen me 14 shkurt, njofton Portalb.mk.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.” – shkroi Vjosa Osmani në facebookun e saj.

“Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tone” – shtoi ajo.

Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me…

Posted by Vjosa R. Osmani on E mërkurë, 6 Janar 2021

Shpallja e datës së zgjedhjeve pason publikimin e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se zgjedhja e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte bërë në mënyrë jo jokushtetuese. Kjo për shkak se për Qeverinë Hoti kishte votuar Etem Arifi, ndaj të cilit kishte një dënim të formës së prerë, për veprën penale “mashtrim me subvencione” me dënim prej më shumë se një viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button