RMV, sa do të qëndrojnë në shkollë nxënësit dhe mësimdhënësit sipas Konceptit të ri të propozuara

Në bazë të propozimit të Ministrisë së arsimit dhe shkencës për Konceptin e ri për arsimin në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut, planifikohet të ketë ndryshime thelbësore në organizmin e procesit arsimor, për të cilat debati publik pritet të jetë i hapur deri më 20 janar, transmeton Portalb.mk. MASH-i propozoi në Konceptin e ri për shkollat fillore të rritet kohëzgjatja e qëndrimit të nxënësve dhe arsimtarëve në shkolla.

Qëndrimi i nxënësve në shkollë nuk kuptohet vetëm si një qëndrim në klasë sipas orarit të përcaktuar javor, por, përkundrazi, si kohë e kaluar në mësim (mësim formal ose joformal) dhe shoqërizim përmes lojës dhe aktiviteteve të tjera argëtuese (të strukturuara pak a shumë)”, propozohet në Konceptin e ri.

Koncepti është hartuar në atë mënyrë që plani organizativ i shkollës përfshin orarin e orëve mësimore dhe kohën tjetër në shkollë, përdorimin e hapësirave për mësimdhënie dhe aktivitete të tjera dhe angazhimin e të gjithë personelit në shkollë.

“Për sa kohë që shumica e nxënësve mësojnë në shkolla me mësimdhënie me dy ndërrime, qëndrimi i detyrueshëm i nxënësve nga klasa I deri në klasën V në shkollë është 5 orë në ditë, nga të cilat rreth 3-3,5 orë kalojnë në orët mësimore, dhe koha e mbetur në aktivitete të tjera”, sqarohet në Konceptin e propozuar.

Ndryshe, nxënësit prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë duhet të kalojnë 6 orë në ditë, prej të cilave 4 deri 4.5 orë për orë mësimore.

“Për nxënësit e të gjitha klasave, disa nga aktivitetet janë të pastrukturuara (të tilla si pushimet ndërmjet orëve), dhe disa janë të strukturuara dhe të organizuara nga mësimdhënësit ose nga shkolla në llojin e orës klasore, plotësuese ose aktivitete shtesë të lidhura me mësimin, ose aktivitete jashtëmësimore”, sqarohet në Koncept.

Koncepti sqaron që mësimdhënësit mund të zbatojnë lëndët e lira zgjedhore, për të cilat nuk duhet patjetër të jenë të diplomuar, por duhet të jenë të aftë (psh. gatimi, fotografia, ndihma e parë dhe mbrojtja).

“Në mënyrë që të jenë në gjendje të përmbushin të gjitha detyrat, mësimdhënësit qëndrojnë në shkollë për 6 orë në ditë. Në mënyrë që të jenë në gjendje të përmbushin të gjitha detyrat, mësimdhënësit qëndrojnë në shkollë për 6 orë në ditë”, shkruhet në Koncept.

Disa lloje të aktiviteteve jashtëmësimorë, që theksohen në draft-Konceptin, mund të jenë afatshkurtra, të tilla si aksionet, piknikë, ekskursione dhe punëtori të njëhershme ose afatgjata, të tilla si klube ekologjike, klube sportive, teatër shkollor, kor shkollor dhe orkestër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button