U nënshkrua marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Ankara kanë nënshkruara Marrëveshje për partneritet strategjik, transmeton Portalb.mk.

Rama theksoi se sot kanë vazhduar bashkëpunimin edhe me shëndetësinë, arsimin, ndërtimin, infrastrukturën dhe kulturën.

“Mbi të gjitha dua ta shprehi mirënjohjen për Erdoganin dhe popullin turk për reagimin e menjëhershëm në mbështetje të Shqipërisë kur u gjendën në krah të familjeve të goditura nga tërmeti tragjik”, deklaroi Rama ndër të tjera në konferencën e përbashkët me Erdoganin.

Një nga projektet e përbashkëta që pritet të ndërtohet brenda tre muajve sipas Ramës, ndërsa dy muaj sipas Erdoganit, është ndërtimi i spitalit në qytetin e Fierit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button