Dy të vdekur dhe 301 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u raportua të mërkurën për dy viktima dhe 301 raste të reja me koronavirus.

Në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur se rastet e vdekjes janë nga Fushë Kosova dhe Prishtina.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,459 mostrave.

Numri më i madh i tyre u regjistrua në Prishtinë: gjithsej 103 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë po ashtu u shëruan 457 pacientë nga koronavirusi, bëri të ditur IKSHPK-ja.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 52,634, i viktimave në 1,357 dhe i të shëruarve në 43,835.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 7,442.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button