“Pejper Mill” edhe më tej ndot ajrin, ka marrë urdhër që të punojë me gaz

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor i ka dhënë urdhër fabrikës në Koçan “Pejper Mill” të ndërpresë shfrytëzimin e kazanit me peleta, sepse edhe matja e fundit e realizuar më 30 dhjetor ka treguar tejkalim të vlerave të lejuara, transmeton Portalb.mk.

“Pas matjes se emetimeve nga 30 dhjetori 2020, është vërtetuar përsëri tejkalim i vlerave të lejuara. Më 5 janar, Pejper Mill ka marrë urdhër të ndërpresë shfrytëzimin e kazanit me peleta dhe të kalojë në gaz. Instalimi do të punojnë në gaz derisa nuk arrihen vlerat ligjore të vërtetuara”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror.

Ky inspektorat javën e kaluar informoi se, ndryshimet në procesin dhe pajisjen që në ndërkohë i ka bërë investitori, nuk kanë dhënë rezultat. Është propozuar dënim prej 20.000 euro, është urdhëruar me vendim që të kryhet matje e rregullt e emetimeve, ndërsa Pejper Mill obligohet të investojë në filtër për të uljes së shumëfishtë të emetimeve.

Inspektorati obligon fabrikën që të fillojë të përdorë gaz, në të kundërtën do të ndalohet puna, deri në sigurimin e filtrit dhe zhvillim të procesit në atë mënyrë në të cilin nuk do ta ndot Koçanin.

Paraprakisht, qytetarët e Koçanit protestuan para rrethit të fabrikës për letër “Pejper mill” në Koçan, si revoltë kundër ndotjes së ajrit nga oxhaku i fabrikës.

Në bllokimin dyorësh në bulevardin para hyrjes së fabrikës, qytetarët porositën se janë të pakënaqur nga veprimi i institucioneve dhe zgjidhja e ngadalshme dyvjeçare e problemit me ndotjen e ajrit në qytet.

Në protestën qytetare u theksuan edhe kërkesa më radikale për bllokim të hyrjes në fabrikë dhe mbyllje të saj, derisa për procesin prodhues nuk fillon të përdorë derivate më ekologjike.

Qytetarët e mbledhur shkuan para hyrjes në rrethin e fabrikës “Pejper mill”, prej nga u dërgua mesazh se më nuk do të protestohet, por do të ndërmerren masa të tjera për zgjidhje të problemit.

Pakënaqësia nga moszgjidhja e ajrit të ndotur vazhdoi me automjete para ndërtesës së vetëqeverisjes lokale dhe nëpër rrugët e Koçani.

LEXO: ISHMJ: Nuk ka kompromis në betejën për ambient të pastër jetësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button