fbpx

Një qytetar ka dorëzuar padi penale kundër funksionarëve të BDI-së, MPB po vepron, Grubi: Të gatshëm të bartim përgjegjësi

Një qytetar ka dorëzuar padi penale deri te Stacioni Policor Qendër kundër 15 funksionarëve të BDI-së, pasi që të njëjtit në kundërshtim me ligjet për mbrojtje dhe parandalim të COVID-19, më 4 janar në hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik e kanë festuar ditëlindjen e kryetarit të partisë, duke mos mbajtur maska dhe distancë fizike, ashtu siç duket në fotografinë që e ka shpërndarë në rrjetin social, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

“Me rastin e thirrjes publike nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrit Oliver Spasovski paraqes grupim të më shumë personave, të cilët dukshëm festojnë, duke mos mbajtur distancë dhe maskë, me çka penalisht e shkelin ligjin. Në vijim ju dorëzoj dy fotografi nga të cilat shihet se si një person Bujar Osmani, në rrjetet sociale promovon ngjarje të 4 janarit 2021. KËRKOJ nga MPB të ngrit procedurë penale kundër zotëri Osmanit dhe 14 personave tjerë. Pasi që në 01.01.2021 personalisht u dënova nga zyrtarët policor në afërsi të Rankovcit për shkak të mosmbajtjes së maskës në veturën time, ua dorëzoj ta shihni dënimin të cilin jam i gatshëm ta paguaj dhe kërkoj të mos diskriminohem në lidhje me 15 festuesit. Festa është mbajtur më 4 janar 2021 në hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Etnive”, shkruhet në padinë e qytetarit Marjan Nanov.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë po veprojnë për këtë rast dhe për të njëjtin është njoftuar prokurori publik.

Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

“Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtueshmëri me kompetencat e saja, vepron sipas paraqitjes së pranuar gjatë ditës së djeshme, në lidhje me të cilën është njoftuar prokurori publik dhe pas marrjes së udhëzimeve nga ai, a në pajtueshmëri me Vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të ardhshme, protokolle të caktuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga së sëmundja ngjitëse COVID-19, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin e plotë të rastit, pas së cilës do të vijojnë padi përkatëse”, thonë nga MPB.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Artan Grubi, ka deklaruar se bashkë me funksionarët dhe udhëheqësinë e BDI-së marrin përgjegjësi të plotë dhe I ftojnë institucionet që t’I gjobisin për fotografinë pa maska nga hapësirat në Ministri.

“Reagimet në opinion për fotografinë pa maska janë të arsyeshme dhe vlerësoj se gabuam për një çast dhe me publikimin e të njëjtës dërgohet porosi e gabuar në llogari të nevojës për mbajtje të mbrojtjes personale. Përveç kujdesit për shëndetin personal, familjar dhe publik, ne jemi të përkushtuar si përfaqësues të zgjedhur që të jemi shembull dhe të udhëhiqemi me vepra në gjithçka që bëjmë. Më vjen keq që në këtë instancë nuk ishim në të vërtetën e këtij përkushtimi tonë. Për atë marrin përgjegjësi të plotë, jemi të gatshëm t’i bartim pasojat dhe t’i respektojmë vendimet. I ftojmë institucionet kompetente të shqiptojmë masa të cilat do t’i respektojmë si çdo qytetar”, tha Grubi.

 Paraprakisht Grubi tha i kanë respektuar protokollet, por se fotografia e funksionarëve të lartë të BDI-së, të cilët pa maska dhe distancë e kanë festuar ditëlindjen e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, në objektin e ri barok të Ministrisë për Sistem Politik është bërë gjatë një befasie të “vogël” për kryetarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button