RMV, pasi u arrestua dhe i mbyllet lokali, i arrestohet vëllai që tentoi ta rihap lokalin

Në orët e pasdites Policia e Maqedonisë së Veriut e mbylli një lokal brenda së cilit gjendeshin 25 persona, transmeton Portalb.mk.

“Në ora 20:30, në fshatin Negotinë, në komunën e Vrapçishtës, u arrestuar 30 vjeçari M.B. nga fshati Negotinë, pronari i objektit hotelerik në fshat”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, në bazë të dyshimeve se lokali ka punuar në kundërshtim me rregulloret shëndetësore në kohë të pandemisë.

Inspektorati shtetëror i tregut me bllokatore e mbylli lokalin ku u gjetën 25 persona brenda saj. Raportohet që pas kësaj, vëllai i pronarit, 37 vjeçari B.B. e ka larguar bllokatoren, për çka është arrestuar nga policia.

Ndryshe, në muajin dhjetor, policia në Vrapçishtë ka arrestuar 56 vjeçarin, pasi ka organizuar një dasmë me 30 persona në shtëpinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button