RMV, në shkollat fillore duhet të ketë internet, kompjuter, projektor, libra digjital, laboratorë, sipas propozimeve të Konceptit të ri

Në bazë të propozimit të Ministrisë së arsimit dhe shkencës për Konceptin e ri për arsimin në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut, planifikohet të ketë ndryshime thelbësore në organizmin e procesit arsimor, për të cilat debati publik pritet të jetë i hapur deri më 20 janar, transmeton Portalb.mk. Për realizimin e këtyre ndryshimeve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) duhet të realizojë investime serioze në laboratorë të ndryshëm, libra, digjitalizim dhe investime tjera infrastrukturore për nxënësit me nevoja të veçanta.

Prirja është që format klasike të librave të zëvendësohen gradualisht nga versione digjitale që e bëjnë më të lehtë për mësimdhënësit të realizojnë mësimin dhe nxënësit dhe të arrijnë rezultatet e pritura të të nxënit”, thuhet në Konceptin e ri, duke sqaruar që kjo i bën tekstet digjitale të adaptueshme për t’u përdorur nga nxënësit me aftësi të kufizuara dhe për realizimin e mësimit në distancë.

Për realizmin e mësimit për nxënësit me nevoja të veçanta, theksohet se duhet të ketë edhe rregullim të hapësirave në shkollë.

“Përfshirja sigurohet gjithashtu duke rregulluar hapësirën dhe duke siguruar qasje në ambientet (heqja e pengesave fizike, rregullimi i tualeteve, ashensorëve, tabelave) dhe mjeteve mësimore, duke përshtatur mjetet mësimore dhe materialet për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe duke siguruar teknologji ndihmëse”, sqarohet në Konceptin e propozuar nga ministria.

Ndryshe, nxënësit me sëmundje kronike që nuk mund të jenë fizikisht të pranishëm në shkollë, shkolla organizon mësim në distancë.

“Infrastruktura e përshtatshme e shkollës dhe klasave është e nevojshme për realizimin e një mësimdhënie të tillë: internet i siguruar, pajisje me kompjuterë dhe borde inteligjente, disponueshmëri e përmbajtjes dhe mjeteve digjitale të mësimdhënies dhe mjeteve të tjera elektronike përkatëse për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, propozohet në Konceptin e ri.

Në zhvillimin e mësimit në distancë dhe shkollë, theksohet se do të shfrytëzohen platformat dhe portalet për arsim, sikur Portali nacional për mësim në distancë që u prezantua në vitin 2020, por nuk është akoma plotësisht në funksion.

“Për këtë qëllim, klasat në shkollë janë të pajisura me kompjuterë, printer, projektor dhe pajisje tjetër që mundëson në mësim të përdoren libra digjitale, softuerët edukativ dhe materialet tjera në formën digjitale dhe elektronike në formën vizuale, audio, audiovizuale ose tekstuale”, shkruhet në Konceptin e propozuar, ku theksohet se shkollat do të ofrojnë qasje edhe në laboratorët për kimik, teleskop, pajisje gatimi dhe mjete tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button