RMV, vendimet e Qeverisë në lidhje me vaksinat, pakon ekonomike, buxhetin, MASH-in dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 37-të vendosi për sigurimin e vaksinave për tre vitet e ardhshme, ndihmën personale që planifikohet ta shfrytëzojnë rreth 200 fëmijë dhe disa çështje tjera, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë, Qeveria miratoi pëlqimin për ndërmarrjen e detyrimeve për sigurimin e vaksinës për imunizim të vazhdueshëm dhe vaksina sipas treguesve epidemiologjike për tre vitet e radhës. Qeveria sqaroi se janë siguruar 5.800 vaksina nga Pfizer, derisa po zhvillohen bisedime edhe me kompani të tjera.

Propozim-ligji për buxhetet gjithashtu ishte një nga propozimet e miratuara në këtë seancë, pasi ligji momental theksohet se është nga viti 2005. Ligji i ri për buxhetin pritet të vlejë prej 1 janarit të vitit 2023. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, raportoi se institucionet kanë realizuar 95% e investimeve kapitale për vitin 2020, ndërsa 95.4% janë realizuar pakot për masat ekonomike anti-kovid.

Së bashku me propozim-ligjin për akcizat, Qeveria miratoi edhe Programin e punës në Ministrinë e arsimit dhe shkencës (MASH), si dhe Programin për zhvillimin e mbrojtjes fëmijërore dhe mbrojtjes sociale, ku planifikohen ndihmës personal edhe për fëmijët me kapacitete të kufizuara edhe prej moshës 6 vjeçare.

“Me ndryshimet e propozuara, pritet 200 fëmijë të fitojnë shërbime të ndihmës personale deri 80 orë në muaj”, sqarojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se Programi vjetore për investimet në kulturë për vitin 2021 përmban 14 projekte që do të realizohen nga Ministria e kulturës dhe Institucionet nacionale nga fusha e kulturës që janë bartës të aktiviteteve. Për realizimin e tyre do të shpenzohen 207 milionë denarë nga Buxheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button