RMV, u përzgjodh poema më e mirë për vitin 2020

Në Maqedoninë e Veriut çmimin “Grigor Përliçev” për poemën më të mirë në vitin 2020 e mori Liljana Pandeva, transmeton Portalb.mk.

“Poetja Liljana Pandeva është autore e poemës “Kapitenët”, e zgjedhur si më e mira në konkursin për çmimin “Grigor Përliçev” për vitin 2020, i cili ndahet çdo vit në nder të poetit dhe rilindasit të njohur të Ohrit”, raportojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.

Planifikohet që muajin e ardhshëm, nën mbështetjen e ministrisë, të mbahet përsëri ngjarje kulturore për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së shkrimtarit Përliçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button