FRYMË T’BALTOSURA

Pate kaluar kodrat e Doruntinës.

Me pluhur e baltë sipër supeve

sërish ta njoha frymën

e si e dalë mendsh i qesha qiellit për ty.

Kraharorin kishte kohë që s’e kisha pasur timin

dhe n’flokë gishtërinjtë s’t’i kisha vënë,

as n’faqe ngrohtësi dorë s’t’kisha falur,

t’kisha lënë edhe ty varfër

pa m’prekur e pa ma pohuar se më doje.

Pate pyetur gocat tjera n’kroin e ftohtë

se ku rriste shtatin shamikuqja jote

e nënës dikë që doje t’ia çoje nuse.

Edhe n’errësirë nate s’kishe harruar kalërimin

ashtu si unë pritjen tënde

nën hijen e madhe t’plepit n’dalje katundi,

se të dy me t’shkuarën lidhnim shpresat,

të dy frymët edhe me baltë i njihnim

t’mësuar nga dashuria.

Pate lutur dhe zogjtë kthimin të ta shihnin

e t’nesërmen kur etja për mua të t’shtohej

vari mos t’pranonte trupin tënd.

Të rrije me mua sa t’zgjaste jeta

e kodrat po t’donin ne na fshihnin nga bota.

 

Poezi nga Adelina Xhaferi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button