Bild: Maqedonasit janë ‘bandë derrash’!

 

Gazeta prestigjoze gjermane “Bild” e ka quajtur “bandë me derra” ekipin maqedonas të hendbollit.

Në faqen e parë të gazetës më të shitur në Gjermani është cituar deklarata e portierit gjerman Silvio Hajnveter i cili ekipin maqedonas e ka quajtur bandë me derra.

“Fuqishëm kundër bandës me derra”, është titulli original i “Bild”. “Ata janë një bandë me derra që kanë për qëllim vetëm ta prishin lojën”, ka thën Hajnveter për mediat gjermane.

Maqedonia pësoi sot disfatë nga Gjermania me rezultat 28-23 duke përfunduar këtu garat në kampionatin botëror në handboll që zhvillohet në Spanjë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button