RMV, për 20% është ulur numri i vendimeve për izolim, a për 60% numri i mbylljes së objekteve hotelierike

Në periudhën prej 28 dhjetorit 2020 deri më 3 janar të vitit 2021, nga ana e shtatë shërbimeve inspektuese janë zbatuar gjithsej 5.718 kontrolle, në lidhje me respektimin e protokolleve shëndetësore dhe ligjeve materiale, u theksua në konferencën për shtyp të kryetares së Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashkoska, njofton Portalb.mk.

“Të dhënat nga vëzhgimi i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar, tregojnë se në këtë periudhë krahasuar me kontrollet paraprake (nga 20 deri më 27 dhjetor) për 20% është zvogëluar numri i dhënies së vendimeve për izolim të personave të infektuar me virusin korona. Gjithashtu, në pjesën e kontrolleve që i zbaton Inspektorati Shtetëror Sanitar, është regjistruar zvogëlim i numrit të objekteve të mbyllura. Krahasuar prej 21 deri më 27 dhjetor (kur janë mbyllur 13 objekte hotelierike), numri i objekteve të mbyllura hotelierike është zvogëluar për më shumë se 60%”, deklaroi FilipovskaGrashkovska.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në periudhën prej 28 dhjetor deri më 3 janar a kryer 74 kontrolle, dhe ka shqiptuar 6 vendime.

“Në këtë periudhë janë dhënë 4.576 vendime për izolim dhe mjekim shtëpiak të personave pozitiv në KOVID019 dhe personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar. Duke i analizuar numrat e vendimeve të dhëna për vetëizolim, ende vazhdon trendi i zvogëlimit, gjegjësisht në krahasim me periudhën prej 29-27 dhjetor (kur janë dhënë 6.576 vendime), në javën e kaluar janë dhënë 20% më pak vendime për vetëizolim”, deklaroi FilipovskaGrashkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button