Për katër ditë u sanksionuan 2.987 shoferë, 100 prej tyre për vozitje të shpejt

Gjatë fundjavës së vazhduar festive Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar gjithsej 2.987 shkelje në komunikacion,  madje 1571 kanë vozitur mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa prej tyre gjithsej 100 persona kanë drejtuar automjetin me mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, njofton Portalb.

Siç informojnë nga MPB plotësisht në komunikacion janë zënë 150 automjete të paregjistruara, pastaj 243 persona nuk kanë poseduar patentë shoferi për automjetin me të cilin kanë vozitur, ndërsa 205 kanë drejtuar me automjetin nën ndikim të alkoolit.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrolle të përforcuara edhe në periudhën në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për siguri në rrugë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button