Zaev: Vaksinat e para në shkurt, do të vaksinohem për të dhënë shembull, por përparësi kanë punonjësit shëndetësor dhe të sëmurët kronikë

Kryeministri Zoran Zaev në edicionin e sotëm të lajmeve në Televizionin Sitel lidhur me pyetjen për sigurimin e vaksinave dhe atë konkretisht sipas muajve dhe sasive, theksoi se nga Ministria e Shëndetësisë ka marrë konfirmim se nga kompania “Fajzer” në shkurt do të mbërrijnë 5.850 vaksinat e para, nga gjithsej 800.000 sa janë dakorduar, por që është e mundur që vaksinat e regjistruara nga kompani të regjistruara dhe të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të mbërrijnë edhe më herët, njofton Portalb.

“Është premtuar se do të marrim sasi të caktuara, ky është solidaritet evropian, ata i morën sasitë e para, ndërsa tanimë po mbërrijnë edhe sasitë e dyta në paralajmërime. Vetëm pesë për qind nëse shpërndajnë me Ballkanin Perëndimor, së bashku do të shkojmë në Bashkimin Evropian me vonesë prej një jave ose dy pas tyre”, tha kryeministri Zaev, i cili potencoi se më e rëndësishme është që vaksinat të mbërrijnë deri te qytetarët dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut ka mjete që të furnizojë vaksinë, nga cilido qoftë grup.

Ai theksoi se është e rëndësishme që vaksinat të mbërrijnë në kohë, por më e rëndësishme, sipas zij, është që të mbrohet personeli mjekësor një orë më parë. Tha se faza e dytë është efekti psikologjik, do të ulet pak brenga dhe kjo është e rëndësishme për funksionimin e përditshëm psikologjik të qytetarëve dhe ekonomisë.

“Kemi paralajmërime edhe me Kinën për rreth 200.000 vaksina për këtë muaj, por do të shohim se cilat janë kushtet. Kina ka pesë vaksina të cilat i kanë kaluar fazat dhe ato tanimë po shpërndahen jashtë Kinës dhe dy në fazë të testimit. Presim edhe nga BE-ja nga Kovaks mekanizmi, prej të cilëve 100 milionë vaksina janë për Ballkanin Perëndimor, tha Zaev.

Ai potencoi se po bëhen përpjekje për sigurim të vaksinave edhe gjatë muajit janar.

“Gjithsesi se do të vaksinohem, por, pa i shkelur protokollet, të mos jem para punonjësve mjekësor, pensionistëve dhe të sëmurëve kronikë, unë do ta japë shembullin dhe do të vaksinohen që të dërgojë mesazh se ajo është e shëndetshme, e sigurt. Dhe tani e shfrytëzojë rastin të apelojë deri te të gjithë qytetarët, se sipas ekspertëve botëror ajo është në rregull dhe duhet të gjithë ta marrim, përveç për ato grupe për të cilët mjekët do ta përjashtojnë këtë”, tha Zaev, i cili shtoi se vaksinimi do të realizohet fillimisht tek punonjësit mjekësor, pensionistët, të sëmurët kronikë, ndërsa pastaj tek qytetarët e tjerë.

Zaev paralajmëroi se shteti së bashku me punonjësit medial do të zhvillojë strategji që përmes fushatës publike të ngrisë vetëdijen tek qytetarët dhe t’u afrohen popullatës të gjithë informatat e rëndësishme lidhur me vaksinimin që të sigurohet vaksinim masiv.

Gjatë ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë informuan se Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë 800,000 doza të vaksinës kundër Kovid 19, nga prodhuesi Pfizer. Ministria e Shëndetësisë informoi se ministri Venko Filipçe, në bisedime të drejtpërdrejta me këtë prodhues, siguroi vaksina për tërë vitin 2021, njofton Portalb.mk.

Marrëveshja, thonë nga kjo ministri, u përcaktua këtë mëngjes në një bisedë telefonike midis ministrit Filipçe dhe një përfaqësuesi të lartë të kompanisë që prodhon vaksina kundër Kovid 19. 5,850 dozat e para të vaksinave Pfizer do të mbërrijnë në shkurt, pasuar nga një dërgesë më e madhe në mars, prill, ndërsa dinamika për gjithë vitin 2021 do të konfirmohet në mënyrë shtesë.

“Vendi ynë filloi me kohë përgatitjen për vaksinimin kundër Kovid 19 dhe infrastruktura ekzistuese funksionale dhe e vendosur shëndetësore, ku vaksinimi për sëmundje të tjera është kryer deri më tani, është i gatshëm për imunizim kundër koronës”, thuhet në kumtesën e MSh-së.
.
Vaksina Pfizer ruhet në frigoriferë në -70 gradë Celsius, ndërsa të njëjtat do të mbërrijnë në vendin tonë këtë muaj. Agjencitë rregullatore mjekësore, EMA evropiane dhe FDA e ShBA-së, kanë miratuar vaksinën Pfizer.

Ndërkohë, tre ditë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se e din saktë sa doza të vaksinave duhet të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut në muajt shkurt, mars dhe prill por, se kompania Pfizer i kërkoi të mos zbuloj numra konkret.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se nga gjithsej 761 testime të realizuara për virusin korona, 106 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 20 persona, ndërsa janë shëruar 603 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button