RMV, deri më 21 janar mësimdhënësit mund të aplikojnë për t’u bërë “mentor” dhe “këshilltar”, duke rritur edhe të ardhurat

Në Maqedoninë e Veriut, mësimdhënësit mund të aplikojnë deri më 21 janar për të fituar titullin “mentor” dhe “këshilltar”, duke rritur edhe të ardhurat shtesë, transmeton Portalb.mk. Në çdo shkollë fillore do të avancohet vetëm një mësimdhënës.

“Me fillimin e vitit kalendarik 2021, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së  Veriut, fillon zbatimi i  dispozitës  ligjore të destinuar për mësimdhënësit për avancimin e karrierës në tituj – “mentor” dhe “këshilltar”, që nënkupton marrjen e kompensimit shtesë financiar si pjesë e të ardhurave personale nga angazhimi në punë”, njoftojnë nga MASH-i.

Mësimdhënësit me 7 vjet përvojë punë si mësimdhënës, duke përmbushur kriteret, mund të aplikojnë në formë elektronike në adresën www.karierenrazvoj.mon.gov.mk deri më 21 janar. Rezultatet e konkursit do të shpallen më 10 shkurt.

“Thirrja ofron kuota specifike për secilën komunë, ku gjithsej sa mësimdhënës gjatë këtij viti kalendarik mund të avancohen në titullin  përkatës”, paralajmërojnë nga Ministria, duke theksuar se kjo thirrje ka për qëllim të ndikojë në motivimin personal të mësimdhënësve për punë dhe të kontribuojë në ngritjen e dinjitetit dhe rëndësisë shoqërore të veprimtarisë arsimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button