Ndërruan jetë shtatë pacientë të infektuar me Kovid-19 në Kosovë

Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar gjithsej 169 raste të reja me Kovid-19 gjatë realizimit të 1.050 testimeve, transmeton Portalb.mk.

Rastet pozitive janë në Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, njoftojnë nga Instituti kombëtar i shëndetësisë publike në Kosovë.

Kosova ka gjithsej 7.835 raste aktive, derisa nga fillimi i pandemisë janë shëruar 42.948, ndërsa 1.351 pacientë deri më tani e kanë humbur betejën me virusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button