KEMM vendosi për ankesën e “Metamorfozis”: Portalet “Lider”, “Kurir” dhe “Netpres” i kanë shkelur nenet e Kodit të Gazetarëve

Komisioni për Ankesa i Këshillit Etik në Mediat e Maqedonisë (KEMM), më 24 dhjetor të vitit 2020, ka miratuar vendim në lidhje me ankesat e Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” për tekstin e publikuar në internet portalet “Lider.mk”, “Kurir.mk” dhe “Netpres.mk”, të cilët i kanë shkelur disa nene të Kodit të Gazetarëve.

Në ankesë, mes tjerash, thuhet se, teksti i publikuar përmban shpifje, informata jokorrekte dhe jo të sakta, paraqet raportim dashakeqës, ka gjuhë të urrejtjes dhe nuk është e përfaqësuar pala tjetër, por edhe se teksti bën thirrje për link, derisa një pjesë e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar me emra dhe mbiemra, më nuk janë të punësuar në Fondacionin.

Sipas vendimit të KEMM, “Lider”, me tekstin me titull “(FOTO) Këta janë personat të cilët fshijnë përmbajtje nga Facebook në Maqedoni!”, të publikuar më 12 nëntor të vitit 2020, e kanë shkelur Kodin e Gazetarëve në nenet 1 dhe 3.

“Ankuesi i hedh poshtë si tërësisht të pavërteta të thënat në tekstin e “Lider” se të punësuarit e Fondacionit fshijnë përmbajtje në rrjetin social Facebook. Vlerësimet e tilla janë dezinformata dhe munden të karakterizohen si shpifje. Programin për verifikim të fakteve që  e shfrytëzon organizata fare nuk përmban opsion për largim ose fshirje të përmbajtjeve nga rrjeti social Facebook. Publikimi i kolazhit me fotografi të një pjese të të punësuarve, por edhe shkrimi i emrave dhe mbiemrave të thuajse të gjithë të punësuarve, e vlerësojmë si sjellëse dashakeqëse dhe jogazetareske, e cila paraqet thirrje për linç publik, a me publikimin e vlerësimeve të pavërteta i bëhet dëm i madh reputacionit të “Metamorfozis” dhe të punësuarve të saj”, transmeton Komisioni i KEMM.

Nga KEMM shtojnë se “Metamorfozis” ka dërguar demant deri te “Lider” për përmbajtjen kontestuese të publikuar që është lëndë e ankesës, por se demanti nuk është publikuar nga ana e tyre.

Në lidhje me publikimin e tekstit në portalin “Kurir”, KEMM vendosi se është shkelur Kodi i Gazetarëve në nenin 1, dhe se sipas ankuesit, edhe pse përmbajtja kontestuese nuk është publikuar tërësisht, është vendosur link e cila e dërgon lexuesin deri te portali tjetër, me çka kryhet sjellje dashakeqëse dhe jogazetareske, dhe që ka elemente për thirrje për linçim publik.

Komisioni kumtoi se kanë kontaktuar me “Kurir” dhe ka kërkuar që të deklarohet në lidhje me ankesat. Mediumi nuk është përgjugjur. Komisioni ka konstatuar se është shkelur neni 1, që thotë:
“Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informatave që janë me interes publik. Gazetari duhet që të publikojë informata të sakta dhe të verifikuara dhe të mos mbulojë të dhëna thelbësore ose të falsifikojë dokumente. Nëse informatën nuk mundet ta verifikojë, ose bëhet fjalë për supozim, gjegjësisht spekulim, atëherë ajo duhet që të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet që të verifikohet sa ajo është e mundur”.

“Ajo që “Kurir” është thirrur në medium tjetër dhe tekstin e ka transmetuar në formë të kufizuar, fare nuk e përjashton nga përgjegjësia, veçanërisht që ka vendosur dhe link që të dërgon deri te teksti origjinal dhe me këtë qasja deri te teksti ka qenë e lehtë për çdo kënd”, është qëndrimi i Komisionit.

Në vazhdimësi Komisioni vlerëson se “Kurir” e ka respektuar obligimin e Kodit dhe tërësisht e ka publikuar demantin e dërguar nga “Metamorfozis”, me çka është treguar ndjenjë e përgjegjësisë morale dhe mbrojtje e integritetit.

Gjithashtu, edhe “Netpres” duke e transmetuar tekstin e “Lider”, e ka shkelur nenin 1 të Kodit të Gazetarëve. Sipas KEMM, edhe në “Netpres”, ashtu sikur në “Kurir” ka qenë i vendosur linku i cili i dërgon lexuesit deri te përmbajtja origjinale, gjegjësisht në portal tjetër.

“Komisioni ka kontaktuar me “Netpres” dhe kërkoi që të deklarohen për të thënat në ankesë, mediumi nuk u përgjigj. Pastaj Komisioni konstatoi se “Netpres” e ka respektuar obligimin dhe tërësisht e ka publikuar demantin e dërguar nga “Metamorfozis”, me çka mediumi ka treguar ndjenjë të përgjegjësisë morale dhe e ka mbrojtur integritetin e saj dhe të gazetarit”, informojnë nga KEMM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button