Xhulian Asanzh nuk do të ekstradohet në ShBA

Xhulian Asanzh, themeluesi i Wikileaksit, nuk mund të ekstradohet në ShBA për t’u përballur me akuzat e spiunazhit dhe të hakimit të kompjuterëve qeveritarë. Kështu vendosi një gjykatëse britanike, shkruan The Guradian, transmeton Portalb.mk.

Vendimi u dha në gjykatën penale qendrore nga gjyqtarja e rrethit, Vanessa Baraitser, për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij mendor

Ky vendim, i cili vjen pas disa javësh dëgjimesh në Old Bailey vitin e kaluar dhe fushatës nga mbështetësit e Asanzhit dhe të tjerëve që kanë hedhur poshtë akuzat e ShBA-së kundër tij si sulm ndaj lirisë së shtypit, pritet të apelohet.

Çështja kundër 49-vjeçarit lidhet me botimin e WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak në vitet 2010 dhe 2011.

Prokurorët thonë se Asanzh ndihmoi analistin amerikan të mbrojtjes Çelsea Maning të thyejë aktin amerikan të spiunazhit, ishte bashkëpunëtor në hakimet nga të tjerët dhe publikoi informacione të klasifikuara që rrezikuan informatorët.

Asanzh mohon të ketë komplotuar me Maningun për të thyer një fjalëkalim të koduar në kompjuterët amerikanë dhe thotë se nuk ka prova që siguria e dikujt ishte komprometuar.

Avokatët e tij argumentojnë se prokuroria është e motivuar politikisht dhe se ai po ndiqet sepse WikiLeaks publikoi dokumente të qeverisë amerikane që zbuluan prova të krimeve të luftës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Në fundjavë, partnerja e Asanzhit kishte thënë se një vendim për ekstradimin e bashkëthemeluesit të WikiLeaks në ShBA do të ishte “politikisht dhe ligjërisht katastrofik për Mbretërinë e Bashkuar”.

Stella Moris, e cila ka dy fëmijë me Asanzhin, tha se një vendim që do të lejonte ekstradimin do të ishte një “tradhti e paimagjinueshme”, duke shtuar, në një artikull të botuar nga Mail të dielën, se do të rishkruaj rregullat e asaj që është e lejueshme të publikohet në Britani.

“Brenda natës, do të qetësonte debatin e lirë dhe të hapur në lidhje me abuzimet nga qeveria jonë dhe nga shumë të huaj gjithashtu.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button