Kur ju duhemi, na ngrini në piedistal – më pas, na shkilni me këpucë të shtrenjta!

Shkruan: Gent Mehmeti Çajani.
Nuk jam robot.
Nuk jam makinë me të kurdisur.
Nuk jam alien të mos i përkas asnjë vendi në botë.
Jam njeri poashtu si edhe ju.
Jam bir i tokës dhe i përkas dheut,
Poashtu si edhe ju.
Jam fëmijë i prindërve të mi,
si ju që keni prindër që kujdesen për ju dhe vuajnë atëherë kur edhe ju vuani.
Siç po vuaj unë tani!
Depresionin borxh nuk kanë ato,
Por ma keni ju!
Ju që na shihni si robotë dhe makina.
Nuk jam as edhe mbeturinë që të më hudhni kur nuk ju duhem.
Kur ju duhemi na ngrini lartë në piadestal,
E kur nuk ju duhemi na hudhni në baltë.
E pastaj na shkilni me këpucë të shtrenjta.
Kravatat dhe këpucët e shtrenjta nuk ju vlejnë atëherë kur nuk ju çmon populli.
Rinia e këtij vendi ka nevojë për qetësi shpirti dhe punë.
Nuk kam nevojë që të bredh gjithditën rrugëve dhe kafeneve,
Këto gjëra nuk më bëjnë të lumtur.
Duam vëmendje sepse ne jemi ardhmëria juaj.
Kur shkatërrohet ardhmëria dhe detyrohet të largohet nga vendi për tju përshtatur një jete dhe një kulture krejtësisht tjetër,
Atëherë ne skemi pse e duam jetën.
Dua të jetoj i lirë.
Dua vëmendje.
Dua punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button