Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Zoran Teofillovskit, anëtar i Këshillit Gjyqësor

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur akuza kundër shtatë personave për privatizim të paligjshëm të tokës në Tetovë, ndërsa midis të akuzuarve është gjykatësi Zoran Teofillovski, i cili është anëtar aktual i Këshillit Gjyqësor, konfirmoi Prokuroria për Focus. Akuza u lëshua më 31 dhjetor, pak para Vitit të Ri, me vetëm inicialet e të akuzuarve, njofton Portalb.mk.

Sipas aktakuzës, Teofillovski në periudhën 2011-2012, si kryetar i Shoqatës së Sporteve të Tenisit Luboten Tetovë së bashku me menaxherin e Shoqatës për aktivitete sportive Klubi i Tenisit “Luboten” DOO Tetovë, përmes pesë punonjësve arritën të legalizojnë një objekt që nuk ekzistonte dhe më pas ishte shitur . Ata akuzohen se i mundësuan Klubit të Tenisit “Luboten” të fitojë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore me një sipërfaqe prej 4.410 m2, duke e blerë atë me një çmim prej 43 denarë për 1 m2 ose gjithsej 188.307 denarë, në dëm të fondeve të shtetit.

“Të akuzuarit Z.T., A.N., K.I., I.K. dhe Xh.A. i mundësuan personit juridik që në mënyrë të paligjshme të fitojë të drejtën e pronësisë së një ndërtese joekzistente me sipërfaqe prej 122 m2, me qëllim që të përmbushë kërkesat e nenit 23 të Ligjit për veprim me ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe nenit 20 të Ligjit për privatizimin dhe qiranë e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, e cila përshkruan fitimin e së drejtës së pronësisë së një sendi dhe të drejtën ekskluzive ligjore për të blerë tokë, si dhe privatizimin e saj. I akuzuari C.N. me qëllim që personi juridik të fitojë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në pronësi të shtetit në një sipërfaqe prej 4,410 m2, në kundërshtim me nenin 14 paragrafi 3 dhe nenin 20 të Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, megjithëse parcela ndërtimore nuk ishte përcaktuar me plan urbanistik, e as personi juridik nuk e përdori tokën ndërtimore në bazë të së drejtës së fituar të pronësisë së një ndërtese me bazë ligjore, në kundërshtim me kushtet ligjore, paraqiti kërkesë për blerje të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Me kërkesën paraqiti një Certifikatë nga plani i përgatitur dhe nënshkruar nga i pandehuri J.A. në të cilën janë futur informacione të pavërteta, pas së cilës i pandehuri I.R. si person zyrtar doli në vend ngjarje dhe pas inspektimit, duke përdorur pozicionin dhe autoritetin e tij zyrtar, hodhi në Procesverbal informacion të rremë se kishte kryer një studim dhe identifikim të parcelës kadastrale dhe pasi inspektoi Planin Detal Urbanistik (PDU) dhe Dokumentacion të Planit detal urbanistik lokal (DPDUL), arriti në përfundimin se i përshtatet qëllimit. Bazuar në këtë, Ministria e Financave, Sektori për Procedurë Administrative, Departamenti Rajonal për Procedurën Administrative të Shkallës së Parë Tetovë, miratoi një vendim përfundimtar për privatizimin e tokës ndërtimore”, njoftoi atëkohë Prokuroria.

Gjykatësi i Gjykatës së Apelit të Gostivarit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofillovski, më 31 dhjetor 20129 pas 24 orëve arratisje, u paraqit te gjykatësi Sedat Rexhepagiq në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Pikërisht në dhjetor të 2019-tës, Prokuroria kërkoi paraburgim për të gjithë personat e përfshirë, megjithatë Gjykata të gjithëve u shqiptoi masë paraburgimi shtëpiak.

“Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme solli vendim për heqjen e imunitetit të një anëtari të Këshillit për zhvillimin pa penesa të procedurave penale dhe solli vendim me të cilin nuk e aprovoi kërkesën për paraburgim të anëtarit të Këshillit, të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup”, njoftoi Këshilli Gjyqësor në atë kohë.

Grupi në krye me Teofillovskin, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 860.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button