Petrinja e Kroacisë mëngjesin e sotëm u godit sërish nga një tërmet

Mëngjesin e sotëm, Petrinja e Kroacisë u godit edhe nga një tërmet, me fuqi prej 4.2 shkallësh të Richterit.

Tërmeti u regjistrua në orën 07:49, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë, shkruan REL..

Dridhjet u ndjenë në një zonë më të gjerë të vendit, përfshirë edhe Slloveninë.

Më 29 dhjetor, Kroacia është goditur nga një tërmet shkatërrues, me fuqi prej 6.3 shkallësh të Rihterit.

Edhe epiqendra e tij ishte pranë Petrinjës. Shtatë persona kanë vdekur, dhjetëra janë plagosur dhe dëmet materiale janë të mëdha. Ky tërmet është ndjerë në të gjithë rajonin.

Që atëherë, Kroacia regjistron çdo ditë tërmete më të vogla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button