Britania, e para sot do të fillojë imunizimin kundër Kovid-19 me vaksinën e Oksfordit

Sot do të jepen dozat e para të vaksinës kundër Kovid-19 të zhvilluara nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneka, pasi Britania e Madhe përshpejtoi programin e imunizimit mes një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve të reja të koronavirusit. Të dy partnerët njoftuan se ishin gati të jepnin më shumë se gjysmë milioni doza në ditën e parë, njofton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock e përshkroi këtë si një pikë kthese në luftën kundër koronavirusit, ndërsa Kryeministri Boris Johnson njoftoi futjen e masave edhe më të rrepta kufizuese në nivel rajonal. Më shumë se 50,000 raste të reja të virusit u konfirmuan në Britani dje për të gjashtën ditë me radhë.

Britani e Madhe miratoi vaksinën e Oxfordit në fund të dhjetorit dhe përparësia e saj është se ajo mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm, duke e bërë më të lehtë shpërndarjen dhe shumë më të lirë sesa vaksinat e tjera Kovid-19 që tashmë janë në treg. Gjashtë spitale të mëdha sot në Britani do të marrin 530,000 doza të vaksinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button