Një vit me korona virusin por, disa gjëra nuk i dimë akoma

Kur Kina raportoi rastin e parë të infeksionit me koronavirus tek Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 31 Dhjetor 2019, ai u përshkrua si infeksion me një variant të ri misterioz të pneumonisë. Ai nuk kishte as emër, shkruan Panacea.mk.

Për dy javë, shkencëtarët kinezë sekuencuan gjenomën e virusit. Në tre javë, u kryen testet e para që OBSH-ja shpërndau më vonë në të gjithë botën. Pak më shumë se 11 muaj pasi virusi u raportua në OBSH, personat e parë e morën vaksinën kundër koronavirusit, SARS-CoV-2.

Është vaksina e zhvilluar me më shpejtësi në histori.
Shpejtësia me të cilën mësuam për këtë koronavirus është e pashembullt, ndërsa shkencëtarët thonë se ne dimë shumë për virusin. Por pas një viti dhe mbi 81 milion të infektuar dhe mbi 1.7 milion të vdekur në të gjithë botën, ka akoma shumë gjëra që nuk i dimë për COVID-19.

Ne nuk dimë disa gjëra themelore, siç është pika e fillimit të virusit dhe nuk i dimë përgjigjet e pyetjeve më komplekse, siç janë ato që të gjithë i bëjmë vetes – si do të përfundojë kjo pandemi?

“Ne kemi mësuar shumë, por kur bëhet fjalë për të kuptuar detajet kryesore, kemi shumë për të bërë”, tha Mauren Ferrand, profesoresha e biologjisë në Institutin e Teknologjisë Rochester. “Virologët dhe punonjësit e shëndetit publik do të merren me këtë virus për dekada me rradhë.”

KU U SHFAQ VIRUSI?

Përpjekjet për t’iu përgjigjur kësaj pyetje kanë penguar konfuzionin dhe teoritë e konspiracionit. Virusi fillimisht duket se ishte i lidhur me një treg në qytetin kinez Wuhan, ku shiteshin kafshë, por një studim i janarit i botuar në The Lancet zbuloi se një e treta e të infektuarve nuk ishin të lidhur drejtpërdrejt me atë treg.

Disa studime kanë gjetur prova se virusi qarkulloi në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë që në dhjetor 2019, disa muaj para se sa mendohej. Media shtetërore kineze ka raportuar se virusi ka origjinën jashtë Kinës.

Edhe pse Peter Colignon, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin Kombëtar të Australisë, thotë se është shumë e sigurt që virusi qarkullonte në Amerikë dhe pjesë të Evropës para se të bëheshin diagnozat e para, nuk ka prova të forta se virusi ka origjinën jashtë Kinës. OBSH planifikon të hetojë nëse koronavirusi mund të ketë qarkulluar në Kinë përpara se të raportoheshin rastet e para në dhjetor.

Por ka disa gjëra për të cilat shkencëtarët bien dakord.
SARS-CoV-2 është një koronavirus, ndërsa koronavirusët janë grup virusesh gjenomet e të cilëve përbëhen nga acid ribonukleik. Viruse të tillë shkaktojnë infeksione të frymëmarrjes tek njerëzit, të cilat mund të jenë të lehta, por edhe vdekjeprurëse. Sëmundjet më të lehta të shkaktuara nga koronaviruset përfshijnë ftohjet. Sëmundjet më të rrezikshme të shkaktuara nga viruse të tilla përfshijnë Sindromën akute të frymëmarrjes (SARS), MERS dhe COVID-19.

Disa studime sugjerojnë që lakuriqët e natës, kafshë që tashmë është treguar se mbartin lloje të tjera të koronavirusëve, mund të jenë bartës të sëmundjes. Shumica e shkencëtarëve ende besojnë se virusi u transmetua nga kafshët tek njerëzit në Kinë, ku u identifikuan rastet e para të infeksionit.

Nuk dihet se ku ndodhi transmetimi i parë nga kafsha te njeriu dhe nëse virusi qëndronte në kafshë të tjera para se të transmetohej tek njerëzit.

PSE COVID-19 DISA NJERËZ I GODET MË SHUMË SE SA TË TJERËT?

Kur për herë të parë e identifikua, COVID-19 trajtohej si një sëmundje e sistemit të frymëmarrjes. Duke qënë se muajt kalonin, u bë e qartë se sëmundja ishte më komplekse dhe se shoqërohej nga simptoma të ndryshme.

Shumë njerëz kanë humbur ndjenjën e të nuhaturit. Disa kanë vjellur, kishin diarre, disa vunë re se gishtërinjtë dhe këmbët e tyre ndryshuan ngjyrën. Disa përjetuan rënie të aftësive njohëse, ndërsa disa pësuan dëmtime të trurit.

Ne e dimë që ata që shërohen nga COVID-19 mund të përjetojnë pasoja afatgjata të sëmundjes, të tilla si ankthi, lodhja kronike dhe dëmtimi i trurit. Një studim i botuar në British Medical Journal në gusht zbuloi se rreth 10 për qind e njerëzve përjetuan pasojat e COVID-19 për më shumë se 12 javë.

Shkencëtarët nuk e dinë se për sa kohë pacientët do të ndiejnë pasojat, ata nuk mund të shpjegojnë pse sëmundja prek disa njerëz më shumë se të tjerët.

KUR DO TË PËRFUNDOJË PANDEMIA?

Shumë njerëz mbështeten te vaksinat, por ato nuk janë zgjidhja e shpejtë e dëshiruar. Do të duhet më shumë se një vit për të vaksinuar përqindje më të madhe të popullsisë së botës, e cila është një nga parakushtet për të parandaluar përhapjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button