Drita Abdiu: Rretë i bëjnë fluturimet më të bukura, të kapësh mjegullat duket si një ëndërr (VIDEO)

“Kur fluturon, e shikon nga lartë se sa i vogël, në të vërtetë, je ti, andaj edhe problemet e tua duken aq të vogla” u shpreh paraglajdistja nga Tetova, Drita Abdiu. Me këtë sport ajo filloi të merret kur kishte vetëm 18 vjet, por, dëshirën për të fluturuar ka filluar ta ketë që kur kishte 10 vjet. Për Portalb.mk, Drita tregon të gjithë përjetimet e saj në qiell.

“Çdo herë para se të nisemi për fluturim sigurohemi që kushtet të jenë të përshtatshme, të cilat mundësojnë një fluturim të qetë dhe pa rreziqe. Kushtet e pershtatshme nënkuptojnë: Era të fryjë përballë dhe të mos jetë shumë e fortë, të mos bie shi, të mos ketë mjegull të dendur e tjerë. Gjithashtu, me vete kemi edhe parashutën rezerve, të cilën mund ta përdorim në rast nevoje, por kjo ndodh shumë rrallë, sepse shumicën e rasteve gabimet mund t’i përmirësojmë vetë dhe shpejt, pa nevojë të ndërhyrjes me rezerven”, thotë Drita Abdiu.

This slideshow requires JavaScript.

Të jesh lartë në qiell, patjetër që duhet të jetë një përjetim i veçantë. Por, sa i përket pjesës më interesante për Dritën, ajo thotë:

“Ngjarje interesante ndodhin çdo herë, por do të kisha dashur të përmend fluturimet mbi rre, të kapësh mjegullat duket si një ëndërr. Për mua rretë i bëjnë fluturimet më të bukura, por, fatkeqësisht, nuk kam mundur t’i filmoj,” tha Drita.

Mesazhi i Dritës për të rinjtë sa i përket paraglajdingut si sport është:

“Shpeshherë ne si njerëz jemi aq të zhytur në punë dhe me obligime të tjera, saqë harrojmë vlerën e vërtetë të jetës. Kur fluturon, e shikon nga lartë se sa i vogël në të vërtetë je ti, andaj edhe problemet e tua duken aq të vogla. Është ndjenja më e bukur, se si sa më lartë që shkon aq më shumë të ‘hapen sytë’. Prandaj ejani e fluturoni, ju premtoj që nuk do të zhgënjeheni”, e përmbylli Drita.

This slideshow requires JavaScript.

Dritën e shohim shumë aktive edhe në fushën e modelingut, ku së fundmi ishte pjesë e një fotosesion profesional në Skopje Fashion Weekend si dhe këtë vit e pam në një videoklip. Drita Abdiu edhe se ka vetëm 20 vjet, premton shumë me gjithë ambiciet që ka!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button