Zyrtare: Hasani 5 vjetë në Dinamo Zagreb

Ferhan Hasani përfundismisht është lojtar i Dinamos së Zagrebit.

Lajmi konfirmohet nga vetë faqja zyrtare e klubit kroat, ku thuhet se të martën Hasani do të jetë në Zagreb për të kaluar kontrollat mjeksore ndërsa të premten do të jetë edhe prezentimi zyrtar i tetovarit.

“Jemi të lumtur që më në fund arritëm të sigurojmë shërbimet e Hasanit, ne jemi përpjekur që ta sjellim në klubin tonë Hasanin edhe para se ai të shkojë në Wolfsburg, është një sulmues kualitativ dhe do ti shërbejë shumë skuadrës” tha presidenti i kroatëve Zdravko Mamiç.
Edhe trajneri i Dinamos u shpreh entuziast për këtë transfer.

“E njoh Hasanin dhe i di mirë kualitetet e tija, ne e llogarisim si përforcim të madh dhe ngelet që ai ta arsyetojë këtë etiketim. Unë ju siguroj që në të ardhmen ju vetë do të bindeni në kualitetet e tija” tha trajneri Juriç.

Spekulohet se shuma e transferit të Hasanit sillet rreth 800 000 euro, por akoma nuk ka të dhëna të detajuara për vlerën e transferit.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button