RMV, 8 pacientë ndërruan jetë, 237 raste të reja me Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e veriut informoi se nga gjithsej 1525  testime të realizuara për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 237 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 8 persona, ndërsa janë shëruar 460  pacientë, shkruan Portalb.mk.

Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit ndërruan jetë 8 pacientë të infektuar: një pacient nga Shkupi (75), dy nga Kumanova (61 dhe 65), një nga Shtipi (71), një nga Manastiri (66), një nga Ohri (79), një nga Radovishi (75) dhe një pacient nga Koçani ( 67). Njëri prej tyre vdiq jashtë, të tjerët vdiqën në spital.

Rastet e reja:

-Shkup 123

-Kumanovë 15

-Dibër 1

-Shtip 4

-Prilep 8

-Tetovë 7

-Strugë 11

-Veles 5

-Manastir 5

-Ohër 13

-Kavadar 11

-Gjevgjeli 6

-Strumicë 5

-Kriva Palanka 3

-Radovish 2

-Koçani 3

-Probishtip 1

-Demir Hisar 1

-Berovë 2

-Vinicë 1

-Sveti Nikole 1

-Kërçovë 2

-Resnje 1

-Negotinë 6

Pacientët e shëruar:

-Shkup 219

-Kumanovë 28

-Dibër 6

-Shtip 8

-Prilep 27

-Tetovë 22

-Veles 14

-Manastir 21

-Kavadar 27

-Gostivar 18

-Gjevgjeli 12

-Strumicë 11

-Kriva Palanka 4

-Radovish 4

-Koçani 9

-Demir Hisar 1

– Makedonski Brod 1

-Valandovë 5

-Kratovë 1

-Sveti Nikole 3

-Kërçovë 8

-Resnje 2

-Negotinë 9

Në Maqedoninë e Veriut janë realizuar gjithsej 404.347  testime, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 84.024 të infektuar, janë shëruar 62.929, 2.530 kanë vdekur ndërkaq numri i rasteve aktive është 18.565.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button