(Video) Neymar e fillon me gol spektakolar

Ylli brazilian e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin me Santosin duke fituar ndeshjen e parë për këtë vit në udhëtim ndaj Sao Bernardo. 

Santos fitoi me rezultat 3 me 1 me dy gola të shënuar nga Neymar. 

Ajo që bëri përshtypje në këtë takim ishte goli i parë i brazilianit i cili ishte më i veçantë dhe me një teknikë të përsosur duke gjetur një “vrimë” te këmbët e kundërshtarit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button