fbpx

India afër aprovimit të dy vaksinave anti-COVID, derisa Britania lejoi përzierjen e vaksinave

Ekspertët në rregullatorin e barnave në Indi kanë rekomanduar për përdorim emergjent dy vaksina anti-COVID, një të prodhuar nga AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit dhe një tjetër të prodhuar nga instituti shtetëror i Indisë, është njoftuar nga Qeveria e këtij shteti, transmeton Koha.net.

Një ministër kishte thënë se vaksina e AstraZenecas ka marrë aprovimin të premten, duke hapur rrugën për fillimin e vaksinimit në Indi.

Qeveria ka thënë se vendimin final për dy vaksinat do ta marrë Organizata Qendrore për Kontrollin e Standardit të Barnave (CDSCO), ndërsa nga kjo organizatë është thirr konferencë për media nesër.

Vaksina tjetër është e njohur si COVAXIN, e zhvilluar nga Bharat Biotech dhe Këshilli i Indisë për Hulumtime Mjekësore.

Ndërkohë, Britania e Madhe do të lejojë që njerëzit të vaksinohen me dy vaksina të ndryshme anti-Covid në disa raste të rralla, pavarësisht mungesës së provave që vaksinat ofrojnë imunitetin e duhur.

“Duhet të bëhen përpjekje për t’i vaksinuar të gjithë me vaksinën e njëjta, por aty ku nuk është e mundur, mund të jepet edhe një dozë e dytë e një vaksinë tjetër”, ka thënë Kreu i Shëndetit Publik në Angli, Mary Ramsay.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button