RMV, të hënën do të fillojë afati për të aplikuar për garën ndërkombëtare e EURO 2021 në PlayStation

Dy qytetarë të Maqedonisë së Veriut do të përfaqësojnë vendin në garat eEURO 2021, që organizohen nga UEFA dhe ESL, transmeton Portalb.mk. Rrugëtimi i tyre do të fillojë nga 4 janari, kur do të fillojë edhe afati për aplikim.

“Paraqitja do të jetë e hapur në periudhën nga 4 janari deri më 15 janar të vitit 2021”, njoftojnë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), duke sqaruar se garat në vend do të organizohen në bashkëpunim me MESF (Federata Esport e Maqedonisë).

Dy garuesit më të mirë do të marrin pjesë në eturneun ndërkombëtar EURO 2021. Pjesëmarrësit duhet të jenë shtetas të RMV-së, të kenë qasje në versionin evropian të PES2021 për PlayStation4, të kenë ID PSN të vlefshme dhe disa kushte të tjera të përcaktuar së bashku me rregullat tjera në Rregullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button