Nesër në Greqi do të fillojë përsëri ora policore si masë kundër virusit korona

Greqia do të kthejë masat kufizuese kundër shpërndarjes së virusit korona, ashtu që prej nesër, çdo ditë do të ketë orë policore duke filluar nga ora 21:00.

Stelios Petasas, zëdhënësi i Qeverisë greke, theksoi se shërbime të ndryshme si floktaritë, libraritë dhe dyqane të ndryshme do të kufizohen. REL raportoi se këto biznese ishin rihapur për festat e fundvitit.

Masat, sipas zëdhënësit, janë marrë me qëllim që të stabilizohet situate epidemiologjike në atë mënyrë që nga  11 janari të hapen shkollat përsëri.

Ndryshe, procesi arsimor në Greqi është realizuar me prani fizike, me disa kufizime, ashtu që mbajtja e maskës ka qenë e detyrueshme për mësimdhënësit dhe nxënësit, distanca fizike, mënjanimi i këmbimit të gjërave (libra, laps etj), larja e duarve dhe përdorimi i dezinfektuesve, anulimi i gjithë aktiviteteve grupore, si sportive e muzikore, përfshirë edhe festimet e shkollës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button