Disa kilometra kolonë rrugës për në Kodrën e Diellit (VIDEO)

Rruga për në Kodrën e Diellit sot është e bllokuar nga një kolonë e gjatë me kilometra në të cilën ka vetura dhe autobusë. Vizitorët janë parkuar në rrugë dhe deri te qendra ecin në këmbë, transmeton Portalb.mk.

Muajin e kaluar është hapur sezoni i ri turistik në Kodrën e Diellit, me probleme që përcillen vazhdimisht nga viti në vit. Përkundër vështirësive të ndryshme dhe mungesës së kushteve, askush nuk i ndal qytetarët që të vizitojnë Kodrën e Diellit, sidomos gjatë vikendit ku kolonat për të arritur në pjesën kryesore të kësaj qendre turistike arrijnë disa kilometra.

Portalb.mk vazhdimisht raporton për problemet dhe premtimet për Kodrën e Diellit që vijnë nga institucionet kompetente.

Ndryshe, së fundmi, kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e Portalb.mk zbuloi disa nga shtetet që aktualisht interesohen për blerjen e plotë apo të pjesshme të Kodrës së Diellit. “Bëhet fjalë për investitorë serioz nga Katari, Austria, Italia dhe Zvicra” tha ai. Ndërkaq, sipas tij, më e mira do të ishte që shteti të mos hiqte dorë tërësish nga kjo qendër turistike. Shoqëria civile apelojnë që investitori ardhshëm të zgjedhet me kujdes.

“Jemi në diskutime me investitor serioz, po jua them, nga Katari janë këtu me qëllime serioze për të investuar në këtë qendër turistike, ka interes edhe nga investitor të Zvicrës, Italisë, Gjermanisë dhe Austrisë. Unë besoj se do të gjenden investitor serioz që të zhvillojnë këtë potencial të shkëlqyer për shtetin”, shtoi kryeministri Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button