RMV, u arrestua 31 vjeçari pasi në lokalin e tij u gjetën armë

Në orët e hershme të mëngjesit, policia nga Departamenti për krim të organizuar kanë arrestuar 31 vjeçarin H.A. nga Tetova, transmeton Portalb.mk.

“Reparti për krim të organizuar kanë arrestuar 31 vjeçarin H.A. nga fshati Bogovinë, Tetovë, pronari i objektit hotelerik në fshatin Zherovjan, Tetovë, ku më herët është kryer bastisje”, njoftojnë nga policia.

Raportohet se pastaj në zyrën e tij është gjetur një pistoletë pa numër serik, 27 plumba 9 mm, dhe dy pistoleta me gaz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button