RMV, çfarë lëndë të detyrueshme dhe zgjedhore do të ketë në shkollat fillore sipas Konceptit të ri të propozuar

Në bazë të propozimit të Ministrisë së arsimit dhe shkencës për Konceptin e ri për arsimin në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut, planifikohet të ketë ndryshime thelbësore në organizmin e procesit arsimor, për të cilat debati publik pritet të jetë i hapur deri më 20 janar, transmeton Portalb.mk. Një nga ndryshimet e propozuara është edhe organizimi i mësimeve përmes lëndëve të detyrueshme dhe zgjedhore.
“Plani mësimor përmban lëndë të detyrueshme, lëndë zgjedhore dhe veprimtari të tjera të ofruara nga shkolla”, thuhet në versionin e propozuar për Konceptin e ri, duke shtuar se “lëndët zgjedhore të lira vlerësohen në mënyrë përshkruese dhe arritjet e nxënësve përfshihen në dëftesën shtesë”.
Në bazë të Konceptit, planifikohet që nxënësit të kenë dy grupe të lëndëve të detyrueshme. Në Grupi A janë lëndët si gjuha maqedonase / shqipe / turke / serbe / boshnjake, matematika, shkencat natyrore, shkenca shoqërore dhe gjuha angleze. Në Grupin B bëjnë pjesë ato lëndë që përfshijnë arsimin artistik, fizik dhe tekniko-teknologjik-informativ
“Lënda Shkencat natyrore përfshin përmbajtje që tradicionalisht i përkasin biologjisë, gjeografisë fizike, kimisë dhe fizikës dhe vjen drejtpërdrejtë nga fusha e Shkencave natyrore dhe teknologjisë nga Standardet nacionale për arsimin fillor”, njoftojnë në draft.
Në Lëndën e Shkencave shoqërore bëjnë pjesë përmbajtje që tradicionalisht i përkasin historisë, gjeografisë shoqërore, arsimit qytetar, religjioneve dhe etikës. Nëse në një shkollë deri më tani ka pasur 16 orë në javë për arsimtarët e biologjisë, kimisë dhe fizikës, me konceptin e ri planifikohet që ky fond të rritet për 18 orë.
“Në mesin e lëndëve të detyrueshme të dedikuara për nxënësit të cilët nuk vijojnë mësimet në gjuhën maqedonase përfshihet edhe gjuha maqedonase e cila mësohet në periudhën e dytë dhe të tretë të arsimit fillor (nga klasa IV në IX)”, sqarohet në propozim.
Propozohet që shkollat të ofrojnë detyrimisht dy lista me lëndë zgjedhore, njëra për të mësuar gjuhën e dytë të huaj (gjermane, frënge, italiane dhe ruse) dhe gjuhën shqipe, ndërsa tjetra përfshin katër kategori të ashtuquajtura lëndë të lira zgjedhore.
“Nxënësit zgjedhin dy lëndë zgjedhore të lira gjatë një viti shkollor – një për gjysmëvjetorin e parë dhe një tjetër për gjysmëvjetorin e dytë”, theksohet në Konceptin e propozuar, duke sqaruar që lëndët zgjedhore u ofrohen nxënësve nga klasa e II-të deri në klasën e IX-të.
- LEXO: RMV, do të zvogëlohet numri i lëndëve në shkolla, por do të rritet cilësia, vlerësoi ministrja Carovska
- LEXO: Deri më 20 janar, MASH do t’i presë propozimet për propozim-versionin e konceptit për arsim fillor
- LEXO: Carovska dhe Mijiq: Koncepti i ri vazhdimësi e mësimit të shkencave natyrore, fëmijët do të mësojnë për multikulturalizmin
- LEXO: Carovska: Koncepti është pjesë e Strategjisë së MASH-it për vitin 2018-2025, si dhe pjesë e Ligjit për arsim fillor (VIDEO)
- LEXO: Carovska: Me reformën nxënësit do të mësojnë të mendojnë dhe të sjellin konkluzione bazuar në analiza dhe fakte
- LEXO: Milla Carovska: Me konceptin e ri, nxënësit do të mësojnë dhe mendojnë në mënyrë kritike
- LEXO: RMV, rezultati i dobët i nxënësve në gara ndërkombëtare është arsye për konceptin e ri, vlerësoi ministrja Carovska
- LEXO: RMV, mënyra e re e mësimit mund të fillojë në shtator me klasën e parë dhe të gjashtë, ja cilat janë risitë
- LEXO: Carovska: Me reformën nxënësit do të mësojnë të mendojnë dhe të sjellin konkluzione bazuar në analiza dhe fakte
- LEXO: RMV, Biologjia, Kimia dhe Fizika, të kombinuara në lëndën Shkencat natyrore do të mësohen në module të veçanta
- LEXO: Byroja për Zhvillim të Arsimit: Nxënësit do të mësojnë histori, por në mënyrë të përshtatur për moshën e tyre
-
LEXO: RMV, reforma sipas mënyrës sonë: Nga zhurma nuk dëgjohen argumentet