RMV, 245 kompani morën nga Qeveria mbi 12 milionë denarë për punëtorët dhe nuk i kanë paguar rrogat e tyre

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) sot ne konferencën për media raportoi se shteti ka paguar mbi një miliardë denarë deri te kompanitë si mbështetje financiare për pagat e punëtorëve, por theksoi se një pjesë e atyre mjeteve akoma nuk kanë arritur te punëtorët, transmeton Portalb.mk.

“Shuma më e madhe për mbështetje financiare është 21.776 denarë për muaj për një punëtorë”, njoftoi drejtoresha Sanja Llukarevska, duke theksuar se vlera më e ulët është 14.500 denarë, sa rroga minimale.

Për muajin nëntor janë paraqitur 13.851 kërkesa dhe janë paguar 1.028.448.344 denarë për 65,950 punëtorë.

“Në bazë të gjendjes deri më 29 dhjetor, 596 punëdhënës që kanë pranuar mbështetje financiare në vlerë prej  36 655 907 denarëve, nuk e kanë paguar rrogën për 2421 punëtorët për muajin nëntor”, deklaroi Llukarevska, duke sqaruar se më 31 dhjetor numri është ulur në 245 pronarë, 12 208 833 denarë dhe 782 punëtorë.

Llukarevska sqaroi se në rast se vazhdohet të mos kryhen pagesat e tilla, do të ketë edhe bllokim të llogarive bankare të këtyre kompanive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button