Diplomatja nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në Nju Jork

Në ndërtesën e saj në Menheten të Nju Jorkut, ndërtoi jetë diplomatja e Kombeve të Bashkuara, me dyshimet e para për vetëvrasje, transmeton Portalb.mk.

Raportohet nga SDK se diplomatja tashmë e ndjerë është një 38 vjeçare maqedonase. Në bazë të dyshimeve të para, rasti ka të bëjnë me një vetëvrasje, duke marrë parasysh litarin rreth qafës dhe ilaçe e gjumit dhe antidepresionit.

Banorët theksojnë se diplomatja në këtë banesë ka jetuar dy vjet, ndërsa në momentin kur është kërkuar nga një person, aty është gjetur pa shenja jete.

Ministria e punëve të jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës doli me një komunikatë në lidhje me rastin.

“Nga Misioni i Përhershëm i RMV-së në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork ka mbërritur një lajm i dhimbshëm që na tronditi të gjithëve, për jetë e humbur tragjikisht të një anëtari të misionit tonë, diplomat të karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, deklaruan nga MPJ-ja, duke theksuar se ai ishte një punëtor shumëvjeçar i përkushtuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button