Trupi i pajetë i një mashkulli i gjetur në Vardar, ka gjasa të jetë qëlluar

Identiteti i mashkullit, trupi i pajetë i të cili është nxjerrë nga Vardari afër fshatit Çegran të Gostivari ende nuk është bërë i ditur. Pas informatave të para nga ekspertiza e prokurorit publik, ai ka qenë i qëlluar, njofton Portalb.

Nga Prokuroria Publike Gostivar  informojnë se dje është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes pasiqë në ujërat e Lumit Vardar është gjetur një trup i pajetë të një mashkulli të moshës midis 30 dhe 40 vjeçe.

Informatat fillestare udhëzojnë se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme të shkaktuar nga të shtëna nga armë zjarri.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi të trupit dhe po punohet në konfirmimin e arsyeve për vdekjen, si dhe identifikimin e viktimës.

Dje pasdite, një banor i fshatit, ka vërejtur një trup të një njeriut nën urë, me ç’rast e ka denoncuar rastin në polici

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button