fbpx

ARM në vitin 2020 u bë NATO armatë

Viti të cilin gjithë bota do ta kujtojë për pandeminë e kovid-19, për mbrojtjen ishte vit i suksesshëm, vlerëson Ministria e Mbrojtjes në mesazhin e saj të fundvitit. Shkaku kryesor është që thuajse pas tre dekadave, Republika e Maqedonisë së Veriut më 27 mars u bë anëtare e plotfuqishme në Aleancën Veri-atlantike.

Me anëtarësimin në Aleancën e përforcuam sigurinë në shtëpi, por edhe në rajon, ku jemi bërë faktor i rëndësishëm i stabilitetit. Si anëtare e NATO-s, e filluam Air Policing NATO misionin e parë që është përfitim ekskluziv për vendet anëtare të Aleancës për mbrojtje të integritetit të hapësirës ajrore të shteteve aleatë, thekson Ministria dhe shton që këtë vit mbrojtja e Maqedonisë e fitoi pakon e parë të NATO qëllimeve dhe aftësive si dhe filloi me transformimin e ARM-së dhe integrimin e plotë të saj në strukturat e Aleancës.

Armata e Maqedonisë së Veriut

Këtë vit ARM-ja, edhe një herë tregoi që ekziston për qytetarët. Siç përkujton Ministria, ARM-ja me staf mjekësor nga Qendra ushtarako-mjekësore ndihmon në shëndetësinë publike në përballjen me epideminë.

“Gjithsej 110 persona ishin të angazhuar për të ndihmuar në shëndetësinë publike në KOVID qendrat nëpër shtet, nga të cilët 17 mjekë, 47 teknikë mjekësorë dhe 46 të angazhuar si personal ndihmës.”Në shëndetësinë publike ARM ka dhënë edhe 10.000 nga 13.500 testeve të shpejta për kovid, që i fitoi si donacion nga Mbretëria Norvegjeze. ARM dhuroi edhe shtatë automjete ushtarake mjekësore për nevojat e shëndetësisë publike, e mbështet policinë në sigurimin e objekteve vitale shtetërore dhe në mbajtjen e sigurisë së qytetarëve.

Ndihma e NATO-s për Maqedoinë, foto NATO në Flickr

Këtë vit, stafit të ARM-së dhe të MM-së u janë rritur pagat, por ushtarët fituan edhe kompensim për qira prej rreth 8.000 denarë çdo muaj.

“Për herë të parë të gjithë pjesëtarët fituan stazh me beneficion. Janë siguruar kompensime më të larta për pilotët, kuadrin e aviacionit, personat mjekësor, specialitetet kyçe, për pjesëtarët që janë pjesë e NATO-njësisë tonë, Grupi i lehtë i këmbësorisë luftarake. Pjesëtarët e Armatës, të përfshirë në luftën me pandeminë kanë fituar mëditje më të mëdha”, thekson MM.

Ministria e ka përsëritur që mbindërtohet infrastruktura e Poligonit të Armatës Krivollak, ku këtë vit Grupi i batalionit të lehtë këmbësor, njësia më e madhe e Maqedonisë për NATO-misione, ka realizuar një sërë trajnimesh me ekipe për trajnime nga Armata e Britanisë. Në pranverë, Në Krivollak, do të mbahet ushtrimi “Goditja vendimtare 21” në të cilin do të marrin pjesë rreth 2.000 pjesëtarët të ARM-së me armatat e SHBA-së, Bullgarisë dhe Greqisë.

Venko Filipce

Ministria përkujton që ka prokuruar makina të inxhinierisë për ARM-në dhe se në rrjedhë është blerja i autoblindave të lehtë nga SHBA, se janë rinovuar objekte, ndër ta edhe objekti që nga ky vit është selia e Komandës të SEEBRIG-Brigada multinacionale paqësore e Evropës Juglindore.

“Armata po pajiset, por edhe po ripërtërihet. Në shtator kemi pranuar 70, para vetëm disa ditësh edhe 200 ushtarë të ri profesional që duhet të luftonin për vendin e tyre në garë me gjithsej 1.800 kandidatë. Ripërtëritja e Armatës vazhdon edhe në vitin 2021. Pas plotë 11 vitesh pauzë, për herë të parë e kemi filluar procesin e ripërtëritjes së kuadrit të nënoficerëve, që është shtylla kurrizore e Armatës. Vitin e ardhshëm, Armata do të ketë 120 nënoficerë”, thekson Ministria.

Zoran Zaev, Stevo Pendarovski, Radmilla Shekerinska dhe ushtria e Maqedonise se Veriut

MM përkujton që këtë vit, Qendra për komunikime qytetare e ka shpallur si institucioni më transparent në shtet, ndërsa “Transparensi intereneshënëll” i dyti në Evropën Qendrore dhe Lindore.

“Sipas matjes që e ka bërë Metamorfozis dhe Action SEE, mbrojtja është lartë në krye, në vendin e dytë për sundim të drejtë dhe transparencë institucionale”, thekson MM në mesazhin e fundvitit.

Armata e Maqedonisë së Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button