Foshnjat e para në Shqipëri për vitin 2021 janë vajza

Në Shqipëri foshnjat e para që kanë ardhur në jetë për vitin 2021 janë vajza, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë ka ardhur në jetë fëmija që prindërit e saj i kanë vendosur emrin Ajla.

Mjeku Fatjon Balla për AA tha se foshnja ka lindur në orën 00:01. Ai tha se lindja është kryer me operacion dhe se fëmija gëzon shëndet të plotë.

“Foshnja gëzon shëndet të plotë dhe nëna gëzon shëndet të plotë pas operacionit”, është shprehur Balla.

Foshnja tjetër vajzë ka lindur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërkohë familja e saj i ka vendosur emrin Meri.

Për foshnjat e para të vitit 2021, në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shkruar: “Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 minutë pas mesnate në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button