MPB sanksionoi 65 vozitës në Shkup

Ministra për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (31.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit.

Mpb ka shqiptuar gjithsej 65 gjoba, dhe atë: 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për shfrytëzim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 për vozitje në gjendje të dehur dhe 20 për parkim të parregullt.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button